Osorio: Futbolli sport burrash, jo aktorësh

159

SAMARA, 3 korrik /ATSH-DPA/ – Juan Carlos Osorio nuk përmendi asnjë emër, por të gjithë e dinin saktësisht se për kë po fliste trajneri i Meksikës.

“Është për të ardhur keq dhe unë mendoj se është një turp për futbollin, por kemi humbur shumë kohë për shkak të një lojtari të vetëm”, u tha Osorio gazetarëve pas humbjes 0-2 të ekipit të tij me Brazilin.

“Unë mendoj se loja kishte shumë ndalesa dhe lojtarët e mi u lodhën gjithnjë e më shumë nga kjo situatë. Një herë ndeshja u ndal për katër minuta dhe kjo është shumë negative për një ndeshje e futbolli”, theksoi ai.

“Është sport burrash dhe nuk duhet të ketë aq shumë lojë aktorësh”, shtoi Osorio.

Zemërimi i Osoros i drejtohej  Neymarit i cili, përveç golit të parë dhe ndërtimit të golit të dytë, u akuzua për humbjen kohe duke qenë dramatik në përpjekjet për të gjuajtur faullet.

“Arbitri i dha shumë faulle të rreme”, tha Osorio./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.