Negociatat, Rama: Procesi parapërgatitor nis “de facto” me çeljen e negociatave

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155929645351523/

TIRANË, 3 korrik/ATSH-Maela Marini/ “Shqipëria nuk ka humbur 12 muaj, por ka 12 muaj para për të punuar me procesin analitik dhe për të qenë të përgatitur në momentin e uljes në tryezë në konferencën ndërqeveritare”.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviç, Kryeministri Edi Rama u ndal po ashtu edhe tek ecuria e procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

“Ne tanimë kemi hyrë në një fazë të re, sa i takon rrugës sonë së integrimit në BE me marrjen e një date për çeljen e negociatave zyrtarisht, por më e rëndësishme akoma, për fillimin e procesit parapërgatitor për negociatat, i cili ‘de facto’ është një proces që nis me çeljen e negociatave. Pra, ne nuk kemi humbur 12 muaj, por kemi 12 muaj para nesh për të punuar dhe për të qenë të përgatitur në momentin e uljes në tryezë në konferencën ndërqeveritare”, – tha Rama.

Ne kemi fatin, vijoi ai, të ndajmë me qeverinë e Malit të Zi sfidën tonë dhe eksperiencën e tyre, duke qenë se Mali i Zi ka hyrë në këtë proces para nesh.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.