Në 5 muaj të ardhurat nga TVSH-ja llogariten 56.5 miliardë lekë

305

TIRANË, 3 korrik/ATSH/- Të ardhurat nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar llogariten 56.5 miliardë lekë gjatë 5 muajve të parë të këtij viti.

Sipas treguesve fiskalë të publikuar nga ministria e Financave dhe Ekonomisë, të ardhurat nga ky zë rezultojnë 2.8 miliardë lekë ose 5.2% më shumë se 5-mujori i vitit 2017 dhe me realizim kundrejt planit në masën 95.2%.

Rritja e importit të karburantit, thekson MFE, ka ulur prodhimin vendas të këtij produkti dhe si rrjedhojë të ardhurat nga TVSH-ja brenda vendit.

Karburanti i importuar mbuloi rreth 97% të konsumit gjatë periudhës janar-maj të vitit 2018 krahasuar me 65% që ishte ky tregues vitin e kaluar.

MFE informon se janë rimbursuar rreth 11.7% më shumë se 5-mujori i vitit 2017.
/a.gjonaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.