“Laboratori i Gazetarisë Investiguese”, Ambasada Amerikane fton studentët të aplikojnë

Apliko në Laboratorin e Gazetarisë Investiguese

Je student i gazetarisë? Dëshiron të ndihmosh në luftën ndaj korrupsionit? Aplikoni për të qenë pjesë e Laboratorit të Gazetarisë Investiguese: https://bit.ly/2Jjl1o6 Are you a journalism student? Do you want to help combat corruption? Apply to be a part of the investigative journalism lab: https://bit.ly/2svXTIw

Posted by U.S. Embassy-Tirana on E martë, 3 Korrik 2018

TIRANË, 3 korrik /ATSH/ Të gjithë studentët e gazetarisë, shkencave të komunikimit apo fushave të ngjashme, mund të aplikojnë për të marrë pjesë në një program të gazetarisë investiguese. Linkun e aplikimit së bashku me ftesën për studentët shqiptarë e ka publikuar Ambasada Amerikane në faqen e saj të Facebook-ut.

“Je student i gazetarisë? Dëshiron të ndihmosh në luftën ndaj korrupsionit? Aplikoni për të qenë pjesë e Laboratorit të Gazetarisë Investiguese”, shkruhet në postimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Sipas njoftimit në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane, studentët e përzgjedhur të cilët demonstrojnë pasion dhe kurajë për gazetarinë e pavarur, investigative do të marrin pjesë në një program aftësimi dhe do të shkruajnë histori investigative për çështje të rëndësishme në Shqipëri.

Mjetet dhe trajnimi gazetaresk do të mundësohen nga ekspertë nga Shqipëria dhe nga profesorë të shquar të gazetarisë amerikane. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.