Abe: Faleminderit për ëndrrën që përjetuam

ROMË, 3 korrik /ATSH-ANSA/ – Kryeministri japonez, Shinzo Abe falenderoi ekipin kombëtar japonez për rezultatet arritura në Kampionatin Botëror në Rusi, citojnë mediat ruse duke marrë lajmin nga rrjeti social i Abes.

“Faleminderit me gjithë zemër për lojtarët e ekipit kombëtar, të cilët kanë bërë gjithçka të mundshme deri në fund duke na falur kaq shumë emocione’’, theksoi kryeministri.

”Faleminderit për këto ditë emocionuese, të cilët i përjetuam si nëpër ëndrra”, shton ai.

Ekipi kombëtar i Japonisë u eliminua nga Belgjika me rezultatin 2-3./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.