Talentet e Belgjikës sfidojnë Japoninë

205

TIRANË, 2 Korrik /ATSH/ -Këtë të hënë do të luhen dy ndeshjet e radhës se 1/8-ave të Botërorit, rezultatet e të cilave do të përcaktojnë çiftin e tretë çerekfinalist.

Takimi i mbrëmjes, i orës 20:00, do të jetë Belgjikë-Japoni, në “Arena Rostov”. Ndoshta ky ka qenë çifti më pak i ekuilibruar i kësaj faze, sespe diferencat në cilësi mes dy skuadrave janë të frikshme.

Belgjika grumbulloi pikë të plotë në tri ndeshjet në grup, duke mposhtur madje edhe Anglinë, ndërsa Japonia ishte me fat, sepse avancoi më tek vetëm falë kriterit të fair play-t (kishte marrë një numër më të vogël kartonësh të verdhë se Senegali).

Kjo është hera e katërt që Japonia kalon fazën e grupeve në Botëror dhe në asnjë rast nuk kanë mundur ta kalojnë fazën e 1/8-ave. Romelu Lukaku, me katër gola në dy ndeshje, mbetet rreziku numër 1 për përfaqësuesen e vetme aziatike të mbetur në garë.

Japonia, ndërkohë, mbështetet te përvoja e Keisuke Hondas, që ka realizuar 4 gola dhe dhënë 3 asiste në 10 ndeshjet e fundit në Botëror.

Inetersant fakti që në përballjet mes tyre në total Japonia është në epërsi me dy fitore, dy barazime dhe vetëm një humbje.

Formacionet e mundshme:

Belgjika: Thibaut Courtois; Jan Vertonghen, Vincent Kompany, Toby Alderëeireld; Axel Ëitsel, Kevin De Bruyne, Yannick Carrasco, Thomas Meunier; Dries Mertens, Eden Hazard; Romelu Lukaku.

Japonia: Eiji Kaëashima; Hiroki Sakai, Maya Yoshida, Gen Shoji, Yuto Nagatomo; Makoto Hasebe, Gaku Shibasaki; Genki Haraguchi, Shinji Kagaëa, Takashi Inui; Yuya Osako.

/gj.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.