SHBA – Trump: Zhvillova një bisedë të mirë me presidentin e ri meksikan

UASHINGTON, 2 korrik /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot se ka zhvilluar një bisedë të mirë telefonike me presidentin e sapo zgjedhur të Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, duke parashikuar një marrëdhënie shumë të mirë në të ardhmen.

“Sapo bisedova me presidentin e zgjedhur të Meksikës”, deklaroi Trump, duke folur për një bisedë prej rreth gjysmë ore.

“Ne kemi zhvilluar një bisedë të mirë”, theksoi ai që nga Zyra Ovale ku priste kryeministrin holandez Mark Rutte.

“Besoj se ai do të përpiqet të na ndihmojë në kufij”, shtoi Trump. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.