SHBA – Pompeo sërish për vizitë në Korenë e Veriut

UASHINGTON, 2 korrik /ATSH-AFP/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo do të vizitojë sërish Korenë e Veriut më 5 korrik, njoftoi sot zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë gjatë një konference për shtyp.

Sipas Sarah Sanders, “shefi i diplomacisë amerikane do të takohet me kreun koreanoverior, Kim Jong Un dhe ekipin e tij për të vazhduar punën e rëndësishme që është duke u kryer për denuklearizimin e gadishullit korean”.

Një samit historik u zhvillua në Singapor më 12 qershor mes liderit koreanoverior dhe presdentit amerikan, Donald Trump. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.