Samurai blu: Optimist, pasi asgjë nuk është e pamundur

ROMË, 2 korrik  /ATSH-ANSA/ – Trajneri i kombëtares japoneze, Akira Nishino theksoi në një konferencë për shtyp se është shumë optimist për nesër kur ekipi i tij do të përballet me Belgjikën për një vend në një të tetat.

“Belgjika është një ekip i shkëlqyer, një nga tre më të mirët e botës, por asnjëherë nuk është e pamundur. Këto ditë ne i kemi studiuar ata dhe kemi analizuar çdo gjë. Kanë disa yje, por kanë edhe pika të dobëta dhe dua që meqënëse ua njohim të përfitojmë prej tyre”, theksoi ai.

”Dy herë kemi arritur në 1/8, jemi mundur nga Turqia dhe Paraguaji, por këtë herë mund të përfundojë ndryshe’’, theksoi Nishino.

”Ndiej që lojtarët e mi kanë ende shumë për të dhënë dhe për këtë të gjithë së bashku duam që nesër duam të krijojmë diçka fantastike’’, theksoi ai./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.