MEKSIKË – Obrador i propozon Trump-it reduktim të migracionit

MEKSIKO, 2 korrik /ATSH-AFP/ – Presidenti i zgjedhur i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador njoftoi sot se i ka propozuar presidentit amerikan, Donald Trump të reduktojë migracionin dhe përmirësojë sigurinë gjatë një bisede telefonike.

“Morra një telefonatë nga Donald Trump dhe kemi biseduar për një gjysmë ore. I propozova për të menduar për një marrëveshje të përgjithshme, për projekte zhvillimi të përgjithshëm të punësimit në Meksikë dhe paralelisht, reduktim të migracionit dhe përmirësim të sigurisë”, shrkuan AMLO (sikurse thërritet shkurt me inicialet e tij në Meksikë presidenti i ri) në profilin e tij në “Twitter”.

Nga ana tjetër, Trump kishte njoftuar më herët se ka pasur një bisedë të mirë telefonike me Lopez Obrador, duke parashikuar një marrëdhënie shumë të mirë në të ardhmen. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.