Hazard: Ka ardhur çasti që Belgjika të shkëlqejë

MOSKË, 2 korrik /ATSH-AFP/ – Eden Hazard vlerësoi sot se ka ardhur çasti për Belgjikën që të shkëlqejë, në kuadër të përballjes me Japoninë në 1/8 finale të Botërorit 2018 dhe pas një raundi të parë mbreslënës.

“Ka ardhur çasti jonë që të shkëlqejmë, kjo është e sigurt. Kemi lojtarë të mëdhenj dhe luajmë si një ekip, veçanërisht pas fitores me Anglinë. E kemi fatin dorë, ne duhet të japim gjithçka dhe të shohim atë që po ndodh”, deklaron Hazard në një konferencë për shtyp.

“Jam shumë më i fortë se sa katër vite më parë në Brazil. (…) Ai ishte turneu i parë i madh për shumë prej nesh dhe duhet eksperiencë për ndeshjet me eleminim direkt, pra ishte pak e komplikuar. (…) Ne kemi të njëjtin nivel maturimi në ekip, që do të bëjë diferencën këtë herë. Para dy vitesh (në çerekfinale të Euro-2016 Belgjika humbi përballë Uellsit), patëm disa të dëmtuar. Japonia është ndryshe nga Uellsi dhe ne e kemi marrë mësimin”, thekson ai. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.