Foto/Askush para nesh nuk mundi ta ndërmarrë ndërtimin e godinës së Teatrit

182

TIRANË, 2 korrik/ATSH/ – Për Kryeministrin e vendit, Shqipëria nuk e pati kurrë mundësinë e një godine dinjitoze për teatër, ndërsa tha se askush para kësaj qeverie nuk mundi ta ndërmerrte nismën e ndërtimit të godinës.

Ai e ka cilësuar që ndërtimi i teatrit nuk është pronë private që i përket artistëve apo regjisorëve, por sipas tij i përket publikut, vendimmarrësve në bashkëpunim me specialistët, si arkitektët dhe inxhinierët. Më tej, ai tha se Shqipëria nuk e pati kurrë mundësinë e një godine dinjitoze të teatrit.

“Shqipëria nuk e pati kurrë mundësinë e një godine dinjitoze të teatrit Kombëtar, sepse askush para nesh nuk deshi, nuk diti apo nuk mundi ta ndërmarrë nismën e ndërtimit të një godine të tillë. Mbreti Zog e kishte në planet e tij, tamam aty ku janë sot bustet e “Vëllezërve Frashëri” por nuk pati kohën në dispozicion për ta realizuar. Regjimi komunist përfundoi në 1946 grehinën e nisur në 1938 për të qënë vatra e kulturës shqiptaro-italiane, për të cilën bëhej sot zhurma dhe pa pikë dyshimi përbën një moment kulmor në historinë e estradës politike të Shqipërisë”, – tha ai.

Sipas Ramës, Shqipëria është i vetmi vend në Europë dhe në rajon pa një skenë dinjitoze teatri.

/z.tosku//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.