Foto/4 ekipe shqiptare, pjesë e “Kupës së Katalonjës”

TIRANË, 2 korrik/ATSH/- Katër ekipe futbolli nga Shqipëria morën pjesë javën e fundit të qershorit në “Kupën e Katalonjës” të zhvilluar në stadiumin e Katalonjës, pranë Barcelonës.

Shqipëria u prezantua shumë mirë nga ana teknike, ndërsa merrte pjesë mes 22 ekipeve  të futbollit U-19 të vendeve europiane.

Ky aktivitet organizohet çdo vit dhe këtë vit vendi ynë u përfaqësua nga ekipi i Tiranës, Elbasanit, Shkodrës dhe Burrelit.

/z.tosku//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.