SHBA – Washington Post: Pheniani vazhdon në fshehtësi programin bërthamor

236

UASHINGTON, 1 korrik /ATSH-AFP/ – Koreja e Veriut, që është angazhuar gjatë një samiti historik që të shkojë në drejtim të denuklearizimit, po përpiqet të fshejë aktivitetet bërthamore nga SHBA-ja, sipas informacioneve të publikuara dje nga “Washington Post”.

“Informacione të marra që prej samitit të 12 qershorit të zhvilluara mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe liderit koreanoverior Kim Jong Un tregojnë për ekzistencën e zonave sekrete të prodhimit dhe të zhvillimit të metodave me synim fshehjen e fabrikimit të armëve bërthamore”, shkruan gazeta që citon përgjegjës amerikane.

Sipas këtyre burimeve të cituara nga “Washington Post”, Koreja e Veriut synon të ruajë një pjesë të materialit të saj bërthamore dhe të zonave të prodhimit duke i fshehur nga SHBA-ja.

Kjo tregon se Pheniani synon të vazhdojë programin e tij bërthamor ndërkohë që është angazhuar pranë Uashingtonit të shkojë në drejtim të denuklearizimit. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.