Rritja ekonomie me 4.45%, dëshmi pozitive e reformave dhe e programit agresiv të investimeve publike

TIRANE, 1 korrik/ATSH/- Shifra e rritjes ekonomike në tre mujorin e  parë të këtij viti, dëshmon ecurinë pozitive të reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare.

Ekonomia u rrit me 4.45%, një shifër kjo pozitive dhe inkurajuese në këtë vit të parë të mandatit qeverisës. Këtë rritje të konfirmuara nga INSTAT, mendohet se do ta stimulojnë më tutje programi agresiv i investimeve publike si dhe programi i investimeve private në turizëm.

Ndërkohë që energjia ka qenë një factor pozitiv  e cila tashmë është kthyer nga një problem themelor në një kontribut në ekonomi./a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.