Kisha e ”Shën Luçisë” në Durrës, në prag të shpalljes monument kulture

643

TIRANË, 1 korrik /ATSH/ – Kisha e ”Shën Luçisë” në qytetin e Durrësit, merr statusin “në mbrojtje paraprake”, pas propozimit për shpallje monument kulture që Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Durrës dërgoi pranë Institutit të Monumenteve të Kulturës.

Kisha Katolike “Shën Luçia” në Durrës, gjendet në një nga lagjet më të vjetra të tij. Konkatedralja e Shën Luçisë mendohet të jetë ndërtuar në 1868, vit i cili përkon edhe me vitin e shënuar në portën hyrëse të saj.

Kjo kishë u ndërtua me ndihmën e Austro-Hungarisë që kishte kujdestarinë për popullsinë katolike të Shqipërisë./a.a/ j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.