Investimet në agroturizëm, ulje të tatim fitimit nga 15% në 5%

TIRANE, 1 korrik/ATSH/- Ndryshimet në paketën fiskale, do të sjellin më shumë lehtësi për sipërmarrjen.

Sipas këtyre ndryshimeve të ndërmarra nga ministria e Financës dhe Ekonomisë, lehtësi do të ketë për investitorët në sektorin energjitik dhe konkretisht në fushën e energjisë diellore me përjashtimin nga TVSH për linjat teknologjike, makineri dhe pajisje.

Për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësore, do të përfitojnë rimbursim të TVSH në masën 20% ndërsa tatim fitimi do të reduktohet nga 15% në 5%.

Edhe për sipërmarrjet në sektorin e agroturizmit, do të ketë ulje të tatim fitimit nga 15% në 5%. Paketa fiskale parashikon uljen të TVSH në 6% për shërbimet e akomodimit.

Një tjetër risi e kësaj pakete është edhe përjashtimi nga taksa në infrastrukturë e ndërtimeve të reja me qëllim agroturizmin./a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.