Voskopoja e trashëgimisë kulturore, kantier pune për rilindje urbane

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155920954111523/?t=1

TIRANË, 30 qershor /ATSH- I. Vata/ – Kryeministri Edi Rama ka uruar ditë të mbarë, duke sjellë pamje nga Voskopoja, tashmë e rilindur falë Rilindjes Urbane.

Voskopoja, një fshat turistik me vlera të mëdha të trashëgimisë kulturore është transformuar falë investimeve të qeverisë dhe projektit kombëtar të Rilindjes Urbane.

Në statusin e tij social “Facebook”, Kryeministri Rama shkruan: “Mirëmëngjes 😃 dhe me këto pamje nga kantieret e rilindjes së vlerave të trashëgimisë sonë kulturore në Voskopojën e bukur, ju uroj një fundjavë të qetë ☀”.

Voskopoja është një nga qendrat më të vizitueshme nga turistët vendas dhe të huaj, por pas ndërhyrjes në rregullimin e qendrës dhe objekteve kulturore, numri i turistëve këtë vit është rritur me disa herë. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.