Maradona: Franca është një prej pretendentëve për titull

MOSKË, 30 qershor /ATSH-AFP/ – Franca është një prej kandidatëve për titull në Botërorin 2018, paralajmëron ikona argjentinase e futbollit, Diego Maradona në një intervistë të dhënë për të përditshmen spanjolle “Marca”.

“Tani fillon Botërori, nuk mund të spekulojmë më. Vendos bast për Argjentinën por e respektoj shumë Francën. Është një prej kandidatëve për titull”, thotë Maradona në këtë intervistë të realizuar dje.

“Portieri, Lloris, nuk shpohet asnjëherë, as në kombëtare, as në klub dhe është gjithashtu edhe Griezmann”, thekson kampioni i botës i vitin 1986.

“Kam shumë respekt për Francën”, insiston ai.

Megjithatë, pavarësisht një fillimi të Kupës së Botës të komplikuar për Argjentinën dhe yllin e saj Lionel Messi, Maradona shprehet se “ky do të jetë Botërori i Messi-t”. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.