LISBONË – Portugalia, i vetmi vend i Europës që kërkon më shumë migrantë

LISBONË, 30 qershor /ATSH-AFP/ – Në drejtim të kundërt me shumicën e partnerëve europianë që duan të reduktojnë fluksin e migrantëve, qeveria portugeze nga ana e saj mbështetet mbi migracionin për të luftuar rënien demografike.

“Kemi nevojë për më shumë migracion dhe nuk do të tolerojmë asnjë debat ksenofob”, – theksoi Kryeministri portugez, Antonio Costa nën duartrokitjet e përkrahësve socialistë gjatë një kongresit të partisë së tij.

Duke dëshmuar për politikën e saj të hapjes, Portugalia ishte këtë javë mes vendeve që pranuan të presin një pjesë të migrantëve që ndodhen në bordin e anijes humanitare “Lifeline”.

Ndërkohë që disa orë para se krerët e Bashkimit Europian të arrinin të premten një marrëveshje në dukje të negociuar mbi këtë çështje të rëndësishme, ekzekutivi socialist portugez merrte masa për t’u bërë më tërheqës për migracionin. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.