GJERMANI – Merkel planifikon të dërgojë forcat kufitare gjermane në Bullgari

BERLIN, 30 qershor /ATSH-DPA/ – Kancelarja gjermane, Angela Merkel planifikon të dërgojë policinë Gjermane për të forcuar kufijtë e jashtëm të Bashkimit Europian në Bullgari.

Merkel kërkon gjithashtu masa të forta ndaj njerëzve që abuzojnë nga lëvizja e lirë në zonën Schengen. Në vitin 2017 dhjetëra azilkërkues rezultonin se kishin lëvizur drejt vendeve të tjera të BE-së.

“Me procedura strikte, mund të reduktojmë ndjeshëm abuzimet me vizat dhe me këtë edhe numrin e azilkërkuesve në Gjermani”, deklaroi Merkel që planifikon të implementojë këto masa në fund të gushtit.

“Ne duhet të jemi gjithashtu të përgatitur që të ndihmojmë me mbështetje Slloveninë dhe Kroacinë për kontrollimin e kufijëve nëse do të jetë e nevojshme”, shtoi kancelarja. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.