Franca arrin një fitore spektakolare 4-3 kundër Argjentinës

KAZAN, 30 qershor /ATSH/ – Franca siguron kualifikimin për në fazën tjetër të finaleve të Kupës së Botës me një fitore spektakolare 4-3 kundër Argjentinës.

Griezmann shënon golin e avantazhit për Francën nëpërmjet një 11-metërshi në minutën e 13-të. Di Maria barazon gjithçka në pjesën e parë me një gol spektakolar në minutën e 41-të.

Mercado, i sapofutur në pjesën e dytë, nxjerr në avantazh Argjentinën në minutën e 48-të. Pavard do të barazojë shifrat në 2-2 duke u përgjigjur me një gol po aq spektakolar si ai i Di Marias në minutën e 57-të.

Frnca nuk do të ndalet me kaq dhe nëpërmjet Mbappe do të dyfishojë rezultatin në 4-2 me dy gola të shënuar në minutat 64 dhe 68.

Aguero ngushton rezultatin në minutën e 93-të në 4-3.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.