Negociatat, ambasada holandeze: Përgëzojmë Shqipërinë për reformat e ndërmarra

TIRANË, 29 qershor/ATSH/ – Ambasada e Holandës në Shqipëri përgëzoi sot Shqipërinë për progresin dhe reformat e rëndësishme të arritura, të cilat janë njohur nga Këshilli Europian.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada holandeze thekson se “tashmë ka një udhërrëfyes të qartë për vijimin e rrugëtimit deri në qershor 2019”.

“Ka ardhur koha për të arritur rezultate konkrete në të gjitha nivelet në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe për të ecur përpara në reformën në drejtësi. Holanda i qëndron qasjes së saj strikte dhe të drejtë dhe është e gatshme të bashkëpunojë edhe më tej me Shqipërinë në lidhje me këto reforma kyçe në periudhën që vijon”, thuhet në këtë deklaratë për shtyp. /m.m//e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.