Mamaja largon “Mesin” iranian nga kombëtarja

TEHERAN, 29 qershor /ATSH-AFP/ – Sulmuesi Sardar Azmoun, i konsideruar si “Lionel Mesi” iranian, njoftoi sot se do të largohet nga ekipi iranian kombëtar i futbollit, lojtarët e të cilit u pritën në vend si heronj pavarësisht eleminimit nga botërori në Rusi.

Në një mesazh të publikuar sot në profilin e tij në “Instagram”, Sardar Azmoun fletë për një vendim të vështirë për t’u marrë por që lidhet me “ofendimet” që ai ka pësuar dhe me shëndetin e brishtë të mamasë së tij.

“Vendosa t’i them lamtumirë ekipit kombëtar të vendit tim”, shkruan lojtari që luan me klubin rus Rubin Kazan.

“Për një të ri 23 vjeç që ka arritur aty ku është me shumë vështirësi, është shumë e dhimbshme. Ky është vendimi më i dhimbshëm i jetës sime”. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.