LIBI – 100 të zhdukur pas mbytjes së një anijeje me migrantë

AL-HMIDIYA, 29 qershor /ATSH-AFP/ – Të paktën 100 persona rezultuan të zhdukur dhe trupat e tre bebeve u gjetën pas mbytjes së një anijeje migrantësh në brigjet e Libisë, theksuan të mbijetuarit dhe rojat bregdetare.

“Rreth 120 migrantë ndodheshin në bordin e barkës në momentin e mbytjes, që ndodhi rreth gjashtë kilometra nga brigjet libiane”, theksuan të mbijetuarit e drejtuar në rajonin e Al-Hmidiya, 25 kilometra në lindje të kryeqytetit Tripoli.

Gjashtëmbëdhjetë persona u shpëtuan./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.