Haradinaj: Të angazhohemi të gjithë për liberalizimin e vizave

200

PRISHTINË, 29 qershor/ATSH/ – Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj tha të premten se “Kosova i ka përmbushur 95 kriteret për liberalizimin e vizave dhe tani është koha t’i qasemi Parlamentit Europian, pasi puna më e madhe është atje”.

Këto deklarime i pari i qeverisë së Kosovës i bëri gjatë konstituimit të Kuvendit Drejtues të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ku 73 anëtarë si shenjë betimi u pajisën me certifikata.

Duke e konsideruar si një proces jo të lehtë liberalizimin e vizave, Haradinaj u shpreh se të gjithë duhet të angazhohen që këtë çështje ta fusin në axhendën e Parlamentit Europian.

/KosovaPress//m.m//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.