Danilo i gatshëm, Marcelo në pikëpyetje

TIRANË, 29 qershor/ATSH/ – Trajneri i Brazilit, Tite ka vijuar me stërvitjen e plotë të ekipit, duke shpresuar se mbrojtësi Marcelo do të riaftësohet përpara ndeshjes kundër kombëtares së Meksikës.

Mbrojtësi i “Real Madridit” nuk është stërvitur me shokët e skuadrës për shkak të një dëmtimi në shpatull, çka e detyroi që të braktiste ndeshjen që “Selecao” po zhvillonte kundër ekipit të Serbisë, bën me dije “Marca”.

Edhe pse në mëdyshje për Marcelon, e qartë është situata e Danilos, i cili është rikuperuar plotësisht duke iu bashkuar ekipit në stërvitjen e së premtes. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.