BRUKSEL – Juncker do të takohet me Trump në Uashington

BRUKSEL, 29 qershor /ATSH-AFP/ – Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, njoftoi sot se do të shkojë në fund të korrikut në Uashington për të diskutuar në lidhje me konfliktin tregtar që kundërve BE-në me SHBA-në.

“Do të shkoj në Uashington dhe të prezantoj këndvështrimin e europjanëve”, konfirmoi Juncker, në përfundim të një samiti të BE-së në Bruksel, ndërkohë që marrëdhëniet tregtare mes Brukselit dhe Uashingtonit janë shumë të tensionuara që prej vendosjes nga administrata Trump të taksave mbi çelikun dhe aluminin europian në fillim të muajit qershor.

“Ne duhet të ç’dramatizojmë këto marrëdhënie. Kemi nevojë për këto marrëdhënie. SHBA-ja ka nevojë për këto marrëdhënie. (…) Nuk jam i sigurit se do të arrijmë në një marrëveshje por do të përpiqemi”, premtoi luksemburgasi.

Nga ana e saj, kancelarja gjermane, Angela Merkel, vendi i të cilës është eksportuesi që preket më shumë mes vendeve anëtare të BE-së nga një përshkallëzim i tensioneve me SHBA-në, garantoi se “do të përpiqen të bëjnë gjithçka nga ana e tyre për të evituar një luftë tregtare”. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.