BE nuk la pas dore axhendën e integrimit të Ballkanit Perëndimor

TIRANË, 29 qershor /ATSH/ Një nga aspektet që vuri në dukje Kryeministri Rama gjatë takimit me strukturat e integrimit në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme ishte fakti që me vendimmarrjen për Shqipërinë dhe Maqedoninë, Bashkimi Europian nuk e la pas axhendën e europianizimit dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Në këtë proces, pavarësisht vështirësive të mëdha të brendshme, qasjeve të ndryshme të disa vendeve të njohura botërisht, nuk është lënë pas axhenda e europianizimit dhe integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Kjo ka rëndësi themelore për ne, sepse ne, me fakte, qoftë Shqipëria, qoftë Maqedonia e Veriut, kemi treguar se sa shumë e rëndësishme është Europa për ne, jo thjesht në histori, por në dy pika dalluese që i kemi konstatuar dhe na janë vënë në pah në të gjitha takimet e bisedimet”, – theksoi Kryeministri, duke vënë në dukje njohjen e reformave në Shqipëri dhe ndryshimin e emrit nga ana e Shkupit. /j/p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.