SHBA – Të paktën pesë të vdekur nga të shtënat në redaksinë e një gazete

110

MERILEND, 28 qershor /ATSH-AFP/ – Të shtënat që ndodhën sot në redaksinë e një gazete në Anapolis, kryeqyteti i shtetit të Merilendit në SHBA, shkaktuan vdekjen e pesë personave dhe shumë të plagosurve të rëndë, njoftoi policia.

“Në dijeninë tonë ka pesë të vdekur. Ka persona të tjerë që janë të plagosur rëndë”, njoftoi për median Bill Krampf, shefi i përkohshëm i policisë lokale.

Një i dyshuar është arrestuar nga policia, njoftuan gjithashtu autoritetet.

Sipas kanalit televiziv amerikan CBS, bëhet fjalë për një burr të bardhë rreth 20 vjeç. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.