Rroftë Koreja! Tifozët meksikanë në delir

145

MEKSIKO, 28 qershor /ATSH-AFP/ – Tifozët meksikanë kaluan dje për disa sekonda nga frika e humbjes, tek shpërthimi i gëzimit me thirrjet “Kore”, “Kore”! pas kualifikimit të ekipit të tyre për 1/8 e finales në Botërorin 2018.

Ekipi kombëtar meksikan, pas dy fitoreve elektrizuese kundër Gjermanëve dhe koreano-jugorëve, pësoi një “dush të ftohtë” duke humbur 3-0 kundër Suedisë në Ekaterinburg duke rritur frikën për një eliminim, ndërkohë që kualifikimi dukej pothuajse i sigurt.

Rrugët e megapolit ishin të shkreta dhe entuziazmi i kishte lënë vendin heshtjes së vdekjes.

Por, fitorja e pabesueshme 2-0 e Koresë së Jugut ndaj kampionëve botërorë gjermanë, të eliminuar para kohe nga Botërori, ka ndryshuar mrekullisht situatën për “Tri”.

“Ne vareshim nga Koreja, fundi ishte i mirë”, theksoi Agustin Casasola, avokat 31-vjeçar, duke shijuar një gotë birrë në një bar të kryeqytetit.

Disa metra më tej, Cecilia Gonzalez, një studente 22-vjeçare, festonte fitoren me tekila, pavarësisht orëve të para të mëngjesit.

Dy ndeshjet janë ndekur në të njëjtën kohë në ekrane gjigante.

“Kam kaluar nga lot në buzëqeshje. Ne duhet të festojmë kualifikimin tonë në sajë të Koresë, faleminderit”, theksoi ajo.

Gëzimi ka qenë shumë i madh pas ndeshjes, disa dhjetëra tifozë kanë festuar fitoren para ambasadës koreano-jugore me thirrjet “Korean, vëlla, ti je tashmë meksikan!”./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.