Përfundon asfaltimi i aksit Sukth-Maminas, në drejtimin Durrës-Tiranë

TIRANË, 28 qershor/ATSH/ Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia Rrugore njoftojnë se rreth orës 23:00 të kësaj të enjteje, përfundon ndërhyrja në aksin Sukth-Maminas, në drejtimin Durrës-Tiranë.

Ditën e premte, ora 05:30 do të vazhdojë puna me ndërhyrjen në segmentin e parafundit Maminas-Vorë po në drejtimin Durrës-Tiranë.

Lëvizja e mjeteve në drejtimin Tiranë-Durrës do të vazhdojë normalisht ndërsa mjetet që lëvizin nga Durrësi në drejtim të Tiranës do të devijohen në rrugën dytësore nga Maminasi deri në Vorë.

ARRSH dhe Policia Rrugore kërkojnë mirëkuptimin e qytetarëve që përdorin këtë aks dhe bizneseve që operojnë në këtë zonë, ndërsa tanimë ndërhyrja për riparimin e shtresave asfaltike po shkon drejt fundit, në përputhje me atë çka është paralajmëruar që në nisjen e punimeve. /m.z//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.