Nishino: Japonia e meritoi kalimin në fazën me eleminim

TIRANË, 28 qershor/ATSH/ Trajneri japonez Akira Nishino është shumë i kënaqur me kualifikimin e ekipit të tij për fazat me eleminim të Kupës së Botës dhe beson se skuadra e tij e meritonte të ishte atje, pasi dhanë gjithçka për t’ia arritur.

Pavarësisht humbjes ndaj Polonisë në ndeshjen e saj përfundimtare në grupin H, Japonia e gjeti veten në nivel të njëjtë pikësh (4) me Senegalin, kështu që hynë në lojë statistikat. Rregullat e FIFA-s për lojë të ndershme (Fair Play), bënë që përfaqësuesja japoneze, për shkak të një numri më të vogël të kartonave të verdhë (4) në krahasim me Senegalin (6) të kalojë në fazën me eleminim të drejtpërdrejtë.

“Ne kemi qenë në këtë fazë edhe më parë dhe tani do të shkojmë atje përsëri, e meritojmë këtë, – tha Nishino. – Kemi luajtur me gjithë forcën tonë për ta kaluar fazën e grupeve”.

Trajneri ka vërejtur shenja lodhjeje te lojtarët e tij, por beson se skuadra ende mund të arrijë më shumë. “Kemi bërë një përpjekje të madhe dhe lojtarët janë mjaft të lodhur, por ne ende kemi gjëra për të bërë, – tha ai. – Futbollistët duhet të ruajnë besimin e tyre”. /marca//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.