Marcelo viktimë e një spazme muskulore

MOSKË, 28 qershor /ATSH-AFP/ – Mbrojtësit të majtë të Brazilit, Marcelo, lojtar i njohur i Seleçaos, viktimë e një spazme muskulore në shpinë, sipas trajnerit të tij Tite, i është dashur të hiqte dorë nga loja që prej minutës së 10-të të ndeshjes kundër Serbisë, dje në Moskë, në ditën e fundit të grupit E për Botërorin 2018.

Dukshëm i lodhur, lojtari i Realit doli nga ndeshja në minutën e 10-të dhe u zëvendësua nga Filipe Luis, ndërkohë që rezultati ishte 0-0.

“Ne nuk kemi informacion, di vetëm që ka pasur një problem në shpinë. Shpina e tij është e bllokuar”, theksoi Tite në një konferencë shtypi.

“Ka pasur një spazmë muskulore në kolonën vertebrale. Mund të them që nuk mund të luhet në këtë gjendje”, shtoi ai.

Gjatë takimit, Federata Braziliane e Futbollit kishte njoftuar në një postim në Twitter për një spazmë në kolonën vertebrale.

Braziliani 30-vjeçar ka lënë fushën dhe është drejtuar në dhomat e zhveshjes./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.