LONDËR – Elizabeth II jo e pranishme në evenimentet zyrtar për shkak të lodhjes

LONDËR, 28 qershor /ATSH-AFP/ – Mbretëresha Elizabeth II është ndjerë e lodhur, gjë që e ka penguar të marrë pjesë në një eveniment zyrtar të parashikuar kohë më parë, njoftoi Pallati Buckingham në një komunikatë.

Sovrania britanike, 92 vjeçe, duhej të merrte pjesë në një shërbesë fetare në katedralen Saint Paul për 200-vjetorin e Urdhërit të Saint Michel dhe Saint George.

“Mbretëresha nuk është ndjerë mirë sot dhe ka vendosur të mos marrë pjesë në këtë ceremoni”, theksoi pallati mbretëror duke shtuar se ajo do të zëvendësohej nga duka i Kentit.

Elizabeth II mungon shumë rrallë në evenimentet zyrtare. Hera e fundit daton në fund të vitit 2016 në meshën e Krishtlindjeve për shkak të një ftohjeje./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.