PARIS – Fjala ”racë” hiqet nga Kushtetuta franceze

287

PARIS, 27 qershor /ATSH-AFP/ – Deputetët francezë hoqën sot në mënyrë unanime, në komision, fjalën “racë” të nenit 1 të Kushtetutës duke përfshirë gjithashtu edhe ndalimin e “dallimit të seksit”.

Nëse këto ndryshime do të rivotohen gjatë shqyrtimit në seancë për projektrishikimin e kushtetutës, rrjeshti i ndryshuar do të shkruhet: ”Franca siguron barazinë para ligjit të të gjithë qytetarëve pa dallim gjinie, origjine apo feje” në vend të ”pas dallim origjine, race apo feje”.

Për heqjen e fjalës ”racë”, të gjitha grupet paraqitën modifikime duke marrë në konsideratë se vazhdimi i këtij termi, i përfshirë në Kushtetutë në vitin 1946 për të hedhur poshtë teoritë raciste pas nazizmit, sot po keqkuptohej dhe i ishte i pabazuar, ndërkohë që demonstrohet se nuk ka raca brenda ”homo sapiens”.

Bashkëpërpiluesi i tekstit, Yaël Braun-Pivet siguroi se heqja e këtij termi nuk do të ndikonte negativisht në dobësimin e arsenalit juridik në luftën kundër racizmit në përgjigje të dyshimeve të disave./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.