Hapja e negociatave, Ambasada e SHBA: Përgëzojmë Shqipërinë për vendimin pozitiv

TIRANË, 27 qershor/ATSH/ – Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka përgëzuar sot Shqipërinë për vendimin pozitiv në lidhje me hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE.

“Përgëzojmë Shqipërinë për vendimin pozitiv në lidhje me hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE”, thekson ambasada amerikane në një deklaratë për shtyp.

“Shqipëria ka bërë përparim domethënës dhe tani nevojitet të rrisë përpjekjet për të përfunduar reformat kyçe”, vijon ambasada e SHBA.

“Ne e nxisim Shqipërinë që të rrisë ritmin në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar”, përfundon deklarata e ambasadës së SHBA.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.