FOKUS – Hera e parë që Gjermania nuk kalon fazën e grupeve

ROMË, 27 qershor /ATSH-ANSA/ – Gjermania eleminohet si kurrë ndonjëherë nga një botëror, të cilin e ka fituar ketë herë.

Vetëm në dy raste, nga viti 1930 deri sot, gjermanët nuk kanë marrë pjesë në fazat finale të turneut, në vitin 1930 dhe 1950.

Kurrë më parë, “Mannschaft” nuk ishte eleminuar që në raundin e parë, një turp futbollistik i paharrueshëm që do të kujtohet për vite.

Për më tepër, në 16 edicionet e mëparshme Gjermania ka arritur gjithnjë të paktën në çerekfinale.

I vetmi ekip që është eleminuar vetëm një herë në këtë fazë ka qenë Brazili në vitin 1966.

Edhe në vitin 1938 gjermanët u eleminuan në raundin e parë kundër Zvicrës, por në atë kohë ishte me eleminime direkte.

Nga viti 1954 dhe më pas ka qenë një histori suksesesh.

Gjermania del kampione bote në Zvicër (1954), e katërta në vitin 1958, në çerekfinale në vitin 1962, finaliste në vitin 1966 dhe 1970, sërish kampione në vitin 1974, eleminohet në fazën e dytë në vitin 1978, del finaliste në vitin 1982 dhe 1986, sërish kampione në vitin 1990.

Sukseset vazhdojnë duke dalë dy herë në çerekfinale në vitin 1994 dhe 1998. Finaliste në vitin 2002 dhe 2006, e treta në vitin 2010 si dhe sërish kampione në vitin 2014. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.