Brazili për fitore ndaj Serbisë, Zvicra përballet me Kosta Rikën

575

TIRANË, 27 Qershor/ATSH/ -Mbrëmjen e sotme, në orën 20:00, zhvillohen njëkohësisht dy takimet e Grupit E, Serbi-Brazil dhe Zvicër-Kosta Rika.

Sigurisht që vëmendja kryesore shkon për sfidën e Moskës, ku 5 herë kampionëve të botës do t’u duhet të shmangin humbjen me Serbinë për të siguruar kualifikimin.

Një përballje e zjarrtë kjo, duke patur parasysh që Zvicra me shqiptarët Xhaka, Xhaqiri, Behrami dhe Xhemaili do të kenë më të thjeshtë detyrën me Kosta Rikën.

Helvetët me një fitore me diferencë golash mund t’i marrin vendin e parë Brazilit, ndërsa Serbia ka vetëm një rrugë për t’u kualifikuar: të mposhtë “Seleçaon”.

Ekziston edhe një skenar që eliminon Zvicrën: nëse përfaqësuesja Helvete humbet me diferencë golash me Kosta Rikën dhe Serbi-Brazil përfundon ose barazim ose me fitoren e ngushtë të Serbisë.

/gj.m/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.