Shqipëria ia doli të marrë datën për hyrjen në portin e Europës së Bashkuar

331

TIRANË, 26 qershor /ATSH/- Kryeministri Edi Rama vlerëson se Shqipëria ka arritur të marrë datën për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Pëmes një statusi në rrjetin social “Facebook” Kryeministri Rama shkruan se Shqipëria ia doli mes dallgëve të BE të ketë datën për hyrjen në portin e Europës së bashkuar.

“Pas 72 orësh mes dallgëve të brendshme të BE, Shqipëria i’a doli të marrë datën për hyrjen në portin e Europës së Bashkuar. Rezultatet e reformave tona bënë që dhe më skeptikët të njohin Meritën e Shqipërisë e të Maqedonisë. Një betejë tejet e vështirë u fitua, lufta vijon”, – shkruan Kryeministri. /e.xh//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.