Përfundon ndërhyrja në segmentin Ura e Dajlanit-Mbikalimi i Shkozetit, hapet autostrada

361

TIRANË, 26 qershor/ATSH/ – I gjithë aksi Tiranë-Durrës dhe Durrës-Tiranë është i hapur për qarkullimin e automjeteve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar me anë të një njoftimi për media bën me dije se ka përfunduar ndërhyrja në segmentin Ura e Dajlanit-Mbikalimi i Shkozetit, duke lejuar qarkullimin e lirë të automjeteve.

Gjithashtu ARRSH bën me dije se ditën e nesërme, e mërkurë 27 qershor, në orën 05:30 do të vazhdojë puna me ndërhyrjen në segmentin Shkozet-Sukth dhe trafiku do të devijohet në Shkozet.

Në varësi të kushteve atmosferike, parashikohet që ky segment të përfundojë në orën 24:00 të ditës së mërkurë./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.