Brazili do të luajë me formacionin fitues

TIRANË, 26 qershor/ATSH-ANSA/ Asnjë surprizë nuk do të ketë nesër përsa i përket formacionit brazilian në ndeshjen e fundit në Grupin E kundër Serbisë, e cila do të luhet në stadiumin 44000 vendësh të “Spartakut të Moskës” “Otkrytie Arena” për kalimin në fazat me eleminim.

“Do të luajnë të njëjtët lojtarë”, – thotë trajneri i Brazilit, Tite në prag të ndeshjes, duke konfirmuar njëmbëdhjetëshin, i cili mundi Kosta-Rikën të premten e kaluar: në portë Alisson, mbrojtës Fagner, Thiago Silva, Miranda dhe Marcelo; mesfusha me Casemiro, Paulinho, Philippe Coutinho, në sulm Willian, Neymar dhe Gabriel Jezus.

“Ne i njohim karakteristikat e Serbisë, – tha Tite, – cilësitë e tyre në ajër, por edhe teknikën e shkëlqyer individuale.  Është një ekip që ka lojtarë të nivelit të lartë, por ne kemi një ekip të aftë për neutralizimin e tyre”.

Trajneri Brazilian tha se duke e ditur se lajtarët serbë janë më shtatlartë, duhet t’i mbajmë larg nga zona, duke u përpjekur të luajmë me pasa të shkurtra.

Më tej trajneri shpjegon se Neymar “po vazhdon me fazën e rikuperimit. Ai është shumë i talentuar fizikisht, por është jashtë standardit normal dhe normalisht ai nuk do të kishte qenë këtu, por ai nuk është përgjegjës për suksesin apo dështimin e Brazilit, këtu të gjithë jemi përgjegjës”. /r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.