Xhaka dhe Shaqiri i shpëtojnë pezullimit nga FIFA

413

ZYRIH, 25 qershor /ATSH/ – Golashënuesit zviceranë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri u gjobitën dhe u paralajmëruan por i shpëtuan një pezullimi për shkak të festimit të golave gjatë fitores 2-1 në Kupën e Botës kundër Serbisë që u zhvillua të premten, deklaroi sot FIFA, sipas “Reuters”.

“Ata u gjobitën secili me 10 000 franga zvicerane për sjellje josportive që bie në kundërshtim me parimet e fair-play dhe u paralajmëruan, ndërsa kapiteni Stephan Lichtsteiner, që iu bashkua këtyre festimeve, u gjobit me 5 000 franga zvicerane si dhe një paralajmërim”, njoftoi FIFA.

Federata serbe u gjobit me 54 000 franga zvicerane dhe e paralajmëroi për shfaqjen e posterave dhe mesazheve diskriminuese nga tifozeria, ndërkohë që presidenti i saj, Slavisa Kokeza dhe trajneri i kombëtares, Mladen Krstajiç u gjobitën me 5 000 franga secili dhe u paralajmëruan për komentet e bëra pas ndeshjes. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.