Lehtësitë fiskale për agroturizmin, TVSH 6% dhe tatim fitimi 5%

Lehtësitë fiskale për agroturizmin, TVSH 6% dhe tatim fitimi 5%

Lehtësitë fiskale për agroturizmin, TVSH 6% dhe tatim fitimi 5%https://ata.gov.al/2018/06/25/lehtesite-fiskale-per-agroturizmin-tvsh-6-dhe-tatim-fitimi-5/Në mbledhjen e fundit qeveria shqiptare miratoi një paketë fiskale, me lehtësira të shumta për agroturizmin, duke ulur TVSH-në nga 20 % në 6 %. Dhe taksën e tatim-fitimit nga 15 % në 5 %. Në këtë prizëm dhe taksa që paguhet për një ndërtim të ri, taksa e ndikimit në infrastrukturë u bë zero. Nga Korça, ministri Peleshi ka nxitur fshatarët e kësaj zone, por dhe të gjithë banorët e zonave rurale me potenciale turizmi, të investojnë në këtë sektor të ri, që është agroturizmi, që sipas tij është kthyer sot në një nga “trendet e zhvillimit rural” në Shqipëri.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E hënë, 25 Qershor 2018

 

TIRANE, 25 qershor /ATSH/ -“Agroturizmi tani trajtohet si një hotel me 5 yje, në kuptimin e lehtësirave fiskale”. Kështu ka deklaruar, ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi nga fshati Vreshtas, në qarkun e Korçës.

Në fjalën e tij ministri Peleshi ka nxitur fshatarët e kësaj zone, por dhe të gjithë banorët e zonave rurale me potenciale turizmi, të investojnë në këtë sektor të ri, që është agroturizmi, që sipas ministrit është kthyer sot në një nga “trendet e zhvillimit rural” në Shqipëri.

Në mbledhjen e fundit qeveria shqiptare miratoi një paketë fiskale, me lehtësira të shumta për agroturizmin, duke ulur TVSH-në nga 20 % në 6 %. Dhe taksën e tatim-fitimit nga 15 % në 5 %.  Në këtë prizëm dhe taksa që paguhet për një ndërtim të ri, taksa e ndikimit në infrastrukturë u bë zero.

“Para dy ditësh kemi miratuar, në mbledhjen e qeverisë disa lehtësi fiskale shumë të mëdha. Agroturizmi tani trajtohet si një hotel me 5 yje, në kuptimin e lehtësirave fiskale. TVSH-ja u bë nga 20 % në 6 %. Ajo taksa e tatim-fitimin u bë nga 15 % që e ka një ndërmarrje normale, u bë 5 %”, tha Peleshi.

Ministri ka premtuar gjithashtu dhe mbështetje për prodhimet tipike të zonave, të cilat sipas tij krijojnë të ardhura të shtuara në ekonominë familjare, duke nxitur krijimin e punishteve të vogla, që përveç të tjerave do të shërbejnë dhe si burim burim punësimi, kryesisht për gratë e zonave rurale. /e.malaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.