Deschamp, ok për rotacionin në formacion, por dua të fitoj

TIRANË, 25 qershor/ATSH-ANSA/ – Jemi të kualifikuar, por nuk duam që të ndihmojmë Danimarkën. Objektivi ynë është që të kapim vendin e parë në grup, dhe për të arritur rezultate pozitive, nuk do ti them asnjëherë skuadrës sime që të luajë për barazim.

Do të ketë telashe për ata që thonë se nuk duhet që të fitojmë, pasi mund të përballemi me Argjentinën në fazën tjetër.

Kështu u shpreh trajneri i Francës, Didier Deschamp në prag të sfidës ditën e nesërme në Moskë.

Por, a është e vërtetë që tekniku francez do të bëj rotacion?

“Për formacionin kam në konsideratë disa alternativa: “Kush ka luajtur shumë, kush ka luajtur pak, si dhe kartonat”, – shprehet Deschamp.

“Ky është momenti i vetëm që mund t’i lejoj vetes që të prezantoj dikë.

Edhe pse objektivi është që të nxjerrim në fushë një ekip konkurues.

Gjithsesi për mua nuk ka risqe, kam zgjedhur 23 lojtarë të cilët janë të gatshëm për t’u aktivizuar që nga fillimi.

Kjo nuk do të jetë një Francë e ‘kursyer’”, u shpreh tekniku francez Deschamp. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.