Dëmtohet Douglas Costa, 20 ditë jashtë fushave

TIRANË, 25 qershor/ATSH-ANSA/ – Sulmuesi brazilian, Douglas Costa rrezikon që të mos luaj më në Botëror për shkak të një problemi në kofshë, bëjnë me dije mediet ruse.

Sipas mjekëve të ekipit, riaftësimi i sulmuesit të “Juventusit” mund të marr nga 15-20 ditë, çka vendos në pikëpyetje rikthimin e tij në fushë gjatë Botërorit.

Trajneri i Brazilit, Tite ka bërë me dije që Douglas Costa nuk do të luaj në ndeshjen e fundit të grupit E kundër Serbisë, që do të zhvillohet në Moskë në datën 27 qershor./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.