TURQI – Erdogan kryeson pas numërimit të mbi 95% të kutive të votimit

ANKARA, 24 qershor /ATSH-AA/ – Përfundoi procesi i votimit në zgjedhjet e parakohshme presidenciale dhe parlamentare në Turqi.

Sipas vendimit të Komisionit të Lartë Zgjedhor (YSK), votimi nisi në orën 08:00 sipas kohës lokale dhe përfundoi në orën 17:00.

Në ndërkohë, edhe përkundër përfundimit të procesit, kryetarët e komisioneve të qendrave të votimit do të lejojnë të votojnë edhe qytetarët që mund të kenë ngelur në pritje për të votuar.

Numërimi i votave në të njëjtën kohë do të fillojë edhe për votat e ardhura në Turqi nga 123 përfaqësi në 60 shtete.

Presidenti aktual, Recep Tayyip Erdogan ka marrë deri tani 52,67% të votave pas numërimit të mbi 95% të kutive të votimit./  a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.