Sezoni Turistik, Turi Veror i Operas performon në 4 qytete të Shqipërisë

TIRANË, 24 qershor/ATSH/ – Turi Veror i Operas do të jap shfaqje në 4 qytete të vendit si Gjirokastra, Saranda, Vlora dhe Durrësi, duke sjellë momente argëtimi për vendasit si dhe për turistët e huaj që kanë vendosur të vizitojnë Shqipërinë.

Lajmi dhe axhenda e Turit Veror të Operas u publikua nga Kryeministri Rama na rrjetet sociale.

“MIRËMËNGJES

dhe me kalendarin e Turit Veror të Operas që mes shume aktivitetesh të tjera do të jetë një risi e bukur e sezonit turistik, ju uroj një të dielë të bukur”, shkruan Rama.

Axhenda e Turit Veror të Operas do të fillojë në datën 22 qershor në Llogara me koncertin, “60 vjet Ansambli Popullorë” duke përfunduar në Durrës në 29 korrik, ku do të luhet baleti “Monger”./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.