Paloka: Çmimi i vetëm i Veliaj u përmbyt me “saçin-shesh”

TIRANË, 24 qershor /ATSH- I. Vata/ – Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas ceremonisë për çmimin e sheshit duke u shprehur se “çmimi i vetëm qe meritojnë  Rama dhe Veliaj, është ai i pafytyrësisë, pasi Tirana dy ditë më parë u përmbyt me gjithë sheshin.

“Vetëm dy ditë pasi Tirana u përmbyt, kur dhe “saçi” u kthye në kënetë llumi, kur dhe vetë ambientet e bashkisë u përmbytën, pikërisht për shkak të “saçit”-“shesh”, kanë guximin të dalin e te mburren”, tha Paloka.

Më tej ai shton se “5 milionë euro e paraqiten projektin e parë te “saçit” dhe megjithëse dhe aty kishin llogaritur të vidhnin me shumë se gjysmën e parave, si gjithnjë nuk u ngopen dhe nga 5 e çuan në 25 milionë euro vjedhjen”.

Pastaj nga paratë e vjedhura, paguajnë për të marre dhe çmime. Siç paguan me paratë e kanabisit ata që deklaronin se nuk ka kanabis në Shqipëri. Vjedhin 25 milionë dhe sot thonë nuk kemi para për teatrin “, shprehet Paloka./e.caushi/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.