ZVICËR – OKB: SHBA të reformojë politikën migratore

232

GJENEVË, 23 qershor /ATSH-AFP/ – Kombet e Bashkuara i kërkuan SHBA-së të reformonte polikën e saj migratore duke vlerësuar se as ndarja e fëmijëve të migrantëve dhe as burgosja nuk ishin opsione të parashikueshme.

”Ne jemi kundër ndarjes së fëmijëve nga familjet e tyre për qëllime të kontrollit migrator, por kundërshtojmë gjithashtu ndalimet e tyre”, u shpreh një zëdhënës i Fondit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF), Christophe Boulierac, gjatë një konference shtypi në Gjenevë.

Në mënyrë krejt të papritur, Donald Trump vendosi të mërkurën dhënien fund të ndarjeve të familjeve të migrantëve, të cilët hyjnë në mënyrë të paligjshme në SHBA, gjë që ka shkaktuar një valë indinjate në rang botëror dhe një burim shqetësimin brenda partisë së tij.

Dekreti i nënshkruar nga presidenti amerikan specifikon se ndjekjet penale do të vijojnë ndaj të gjithë atyre që kalojnë ilegalisht kufirin, por që prindër dhe fëmijë do të qëndrojnë së bashku në pritje të shqyrtimit të çështjes së tyre./ /v.b/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.